Reshjet e borës në zonat malore të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe kanë pushuar për momentin.
Pavarësisht se reshjet e borës kanë pushuar, sërish problematikat në fshatrat e thellë malor vijojnë që të jenë prezente. Sipas raportimeve nga emergjencat civile në akset Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe Tamarë-Vermosh edhe pse nuk ka reshje bore, ka rënie tempraturash. Nga Qafa e Perdolecit deri në Vermosh temperaturat shkojnë deri në – 15 gradë celcius. Ndërkohë vijon punë për kriposja të rrugës për të lehtësuar dhe siguruar qarkullimin rrugor në atë aks.
Sa i përket aksit Bogë – Qafë Thore që lidh Shkodrën dhe Malësinë e Madhe me Thethin vijon që të ketë presence bore dhe ngricash por rruga është e kalueshme edhe pse drejtuesit e automjeteve këshillohen që të jenë të kujdesshëm. Edhe në Qafë Thore temperaturat arrijnë deri në -15 gradë celcius. Ajo që mbetet një shqetësim për fshatrat e njësisë Kelmend në Malësinë e Madhe, kryesisht në Lepushë dhe Vermosh është mungesa e energjisë elektrike prej katër ditësh.
Sipas OSHEE atje janë 200 abonentë pa energji për shkak se shtyllat janë të veshura me akull dhe ndodhen buzë humnerave ndaj edhe ndërhyrja për të riparuar defektet është e rrezikshme. Ndërkohë probleme me energjinë elektrike ka edhe në bashkinë Fushë Arrës teksa janë në errësirë njësitë Qafë Mali dhe Iballë.