Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion të përgjithshëm sa i përket situatës së akseve rrugore në vendin tonë, zonat që paraqiten problematike dhe rrugët ku duhet përdorur patjetër zinxhirët.
“Reshjet e borës kanë pushuar, por temperaturat janë shumë të ulëta, të cilat kanë favorizuar krijimin e shpejtë të akullit në zona të veçanta pavarësisht kriposjes.
Rajoni verior
Rekomandohem me zinxhirë:
Bicaj -Bushtrice K.Domaj -Draje Rec Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë)
Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë)
Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë)
Qafë Mali-Fierzë
Rrugët ku po punohet për pastrimin e rrugës:
Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë
Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.
Rajoni qendror
Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:
-Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik
Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore
Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë
Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.
Rajoni jugor
Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopoja pa zinxhirë.
Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruhet në njoftim.
Në qarkun e Korçës reshjet e dëborës kanë pushuat dhe moti është i kthjellët, ndërkohë temperatura është – 9 gradë dhe vendi është përfshirë nga ngrica. Aksi rrugor Qafë Thanë-Doganë vijon ende të jetë problematik, pavarësisht punës të bërë gjatë natës është mundur të hapet vetëm një korsi, dhe është e kalueshme vetëm nga mjete 4×4, ndërkohë në doganë ka ende mjete të cilat presin të kalojnë.
Makina të mbuluara me dëborë deri në xhama dhe pritjet pa fund të qytetarëve në të ftohtë, mbrëmjen e djeshme bëri që Qafë Thana të ishte një nder zonat më problematike në Shqipëri.
Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me njerëzit që ishin mbrëmë në doganë.
Policia është stacionuar në zonat problematike duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve.
Vijon puna nga autoritet përkatëse por situata që lanë pas reshjet e dendura të dëborës e bëjnë mjaft të vështirë.