Akulli në rrugë për shkak të temperaturave nën zero dhe prezenca e mjegullës shkaktuan vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Bulqizë-Burrel.
Kjo ishte pamja në Qafë Bualli rreth mesditës!
Mjegulla e dendur kufizon shikueshmërinë ndërsa ngricat rrisnin rrezikun e aksidenteve.
Ndaj drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë aks u kërkohet kujdes i veçantë pasi ky rrezik bëhet i lartë edhe gjatë orëve të natës, ku temperaturat shënojnë rënie.
Banori: Temperaturat janë mjaft të ulëta sidomos për makinat. Ka akull. I bëjmë thirrje autoriteteve rrugore të marrin pjesë. Ne jemi gjithë ato punëtorë që punojmë në këto zona dhe të them të drejtën e kam shumë të vështirë.
Sipas autoriteve lokale rrugët në qarkun e Dibrës janë të gjitha të hapura dhe qarkullohet normalisht veç segmentit Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Rrugët kombëtare në të gjithë vendin raportohen të hapura dhe pa probleme!
Po ashtu edhe ato që të cojnë drejt zonave turistike të Dardhës e Voskopojës në Korçë, ku pati reshje të dendura dëbora gjatë ditës së hënë!