Pas një bllokimi 10 ditor si pasojë e temperaturave të ulëta, tregu i kafshëve të gjalla në Golem të njësisë administrative Rrethina i është rikthyer normalitetit.

Veterinerët bëjnë me dije së vetëm gjatë kësaj të diele ka nisur tregtimi masiv i gjësë së gjallë. Gjatë ditëve me ngrica, nuk janë shfaqur probleme serioze me shëndetin e kafshëve. Temperaturat e ulëta të pak ditëve më parë kanë shfaqur probleme në bujqësi, blegtori dhe peshkim, por fatmirësisht nuk janë krijuar situata serioze.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON 12-1 MIQËSOREN ME TË RINJTË U-19
Artikulli tjetërQËNDRA RINORE ARKA HAP DYERT PËR 2017