Numri i lartë i emigrantëve të paligjshëm, ka detyruar qeverinë shqiptare të ndërtojë një kamp të posaçëm në kufi me Greqinë.
Në fshatrat e Korçës banorët thonë se hasin çdo ditë klandestinë, madje trokitjes për ndihmë u janë përgjigjur duke u dhënë ushqim dhe ujë.
Një kamp që sipas burimeve do të përdoret për të strehuar klandestinët që kapen në kufirin me Greqinë po ngrihet pranë Stacionit policore të Kapshticës.
Ai është financuar nga organizata të huaja, ndërsa mësohet jo zyrtarisht se do të hapë dyert në fund të muajit.Shkak për të duket se është rritja e fluksit të emigrantëve të paligjshëm dhe numrit të lartë në qendrën e azilkërkuesve.
Moti i mirë që ka karakterizuar vjeshtën ka bërë që tentativat e kalimit të klandestinëve të jenë të vazhdueshme.Fshati Kufitar i Trestenikut mbetet një prej portave hyrëse.
Banorët thanë për Ora Neës se emigrantët i shohin gati cdo ditë.
“Sirianë ishin”
Ka prej tyre që klandestinët, mes tyre gra e fëmijë u kanë trokitur edhe në derë për ndihmë. Dhe ndihma me ushqime dhe ujë nuk u ka munguar. Në banesa thonë se nuk i kanë futur pasi kanë frikë.”Ujë, bukë, rroba kaq. Ka burra, gra fëmijë”.
Prej muajit maj, kufijtë jugore të vendit monitorohen nga forcat e Frontex në bashkëpunim me policinë tonë kufitare.
Të ndaluarit në kufi sipas burimeve këto kohë janë në disa qindra, por të dhënat zyrtare s’janë bërë të ditura.
Grupi i fundit prej 20 klandestinësh u kapën këtë të enjte!
Ata që arrijnë të futen në Shqipëri udhëtojnë drejt Shkodrës ku synojnë të kalojnë drejt Malit të Zi e më pas të vazhdojnë drejt vendeve të BE.