Ne zonen turistike te Thethit eshte krijuar Komiteti per Menaxhimin e Parkut Kombetare teksa kane dale ne pah problematikat e shumta te banoreve dhe biznesit te bujtinave atje.
Banoret me tone te larta i kane kerkuar Prefektit te Qarkut Shkoder si Kryetar i ketij Komiteti te kete ne vemendje ceshtjen e pronave.
Ato thane se shteti nuk ka pasur vullnetin per te zgjidhur pronesine e tyre e cila eshte e trasheguar dhe pa konflikte cka ka bere qe ndaj tyre te kete procedime penale vetem se kane guxuar te restaurojne prona te cilat i kane prej me shume se 300 vitesh .
Drejtori i Zonave te Mbrojtura ne Shkoder Agim Dardha tha se ky Komitet eshte nje mundesi reale per ngritjen dhe zgjidhjen e ketyre problematikave pasi bashkon shtetin dhe banoret ne nje tryeze.
Thethi edhe pse i cilesuar si mrekullia e alpeve shqiptare ku vitet e fundit numeron nje numer prej 80 mije turistesh ne sezon ngelet peng i indiferences se shtetit, nje zone pa sherbime, pa rruge dhe pa energji elektrike.