Temperaturat e ulëta kudo në Europë kanë prekur dhe Amsterdamin. Qyteti piktoresk këtë herë u ka ofruar vizitorëve një ambient tejet të veçantë për tu argëtuar. Anijet kanë hapur vendin për njerëzit.
Një pjesë e kanaleve të Prinsengracht dhe Keizersgracht janë ngrirë. Të gjithë e kanë shfrytëzuar këtë për të bërë patinazh.