Ngrin Liqeni i Shkodrës nga moti i keq, dhjetëra shpendë të ngordhur
Rreth 40 shpendë kanë ngordhur gjatë 24 orëve të fundit në Liqenin e Shkodrës si shkak i temperaturave të ulëta që kanë sjellë dhe ngrirjen e liqenit. Kjo konfirmohet nga drejtori i zonave të mbrojtura Agim Dardha i cili tha se pjesa më e madhe e këtyre shpendëve ka migruar në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Dardha po ashtu bën me dije se nga kjo e premte do të nisë edhe censusin e shpendëve, një proces që kryhet në të gjithë Europën gjatë kësaj jave. Prej 3 ditësh një pjesë e madhe e Liqenit të Shkodrës ka ngrirë si pasojë e motit të acartë, dukeshkaktuar edhe ngordhjen e shpendëve.