Ngrirja e Liqenit të Pukës ka alarmuar bashkinë. Kryebashkiaku thotë se shkrirja e akullit mund të përbëjë rrezik për fëmijët, ndërkohë që në veri e bllokuar vijon të jetë vetëm zona e Thethit.
Për herë të parë ka ngrirë Liqeni i Pukës. Kryebashkiaku i qytetit theksoi se këtë vit ra një sasi e pazakontë dëbore dhe pati ulje të madhe temperaturash.
Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj thote se : “Situata e krijuar nga moti keq solli jo pak problematika. Liqeni na është kthyer në problem nëse nuk i kushtojmë kujdes.
Ngritja e temperaturave këto dy ditë ka krijuar situatë të vështirë, pasi rrëshqitja e borës bëhet e rrezikshme për mjetet dhe kalimtarët”.