Ngritja e këshillit të lartë të prokurorisë, organ ky jetik për reformën në drejtësi është në rrezik, e kjo për shkak të mungesës së interesit nga prokurorit.
Për këtë qëllim, Shefja e operacionit ndërkombëtarë të monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, i ka kërkuar publikisht prokurorëve të aplikojnë për pozicionet vakante.
Zyrtarja e lartë, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, thotë se këshilli ka një rol kyc për avancimin e integrimit të Shqipërisë, ndaj bën thirrje që prokurorët ta shfrytëzojnë këtë moment.
Calavera: “Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në avancimin e integrimit në BE të vendit tuaj”
Në 24 shtator, Prokuroria e Përgjithshme, hapi thirrjen për vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por me mbarimin e afat 15 ditorë asnjë kandidat nuk shprehu interes duke e dështuar procesin.
Ky moment rrezikon ngritjen e këshillit të prokurorisë i cili është organ jetik për reformën në drejtësi dhe ka për kompetencë zgjedhjen e kreut të prokurorisë. Prokurori8a e përgjithshme është e detyruar të bëjë edhe një herë shpalljen për vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.