Në drejtimin e kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, është zhvilluar mbledhja e Komitetit Drejtues Ndërsektorial për Mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në familje.

Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore. Në mbledhje, institucionet kanë raportuar punën e bërë deri tani, ndërsa takimi i rradhës është vendosur për në muajin janar 2019

Në bashkinë e Shkodrës është ngritur një strukturë pikërisht për të akorduar përgjigjen e menjëhershme në rastet e dhunës në familje dhe që do të shërbejë si pikë kryesore hyrjeje,mbështetje dhe mirëbesimi për qytetarët.

Në vijim, takimet e këtij Komiteti do të bëhen një herë në tre muaj.

 

 

Artikulli paraprakVELIPOJË, DETI NXJERR NË BREG MBETURINAT
Artikulli tjetërPROTESTA, NIKOLLA: STUDENTËT NUK PRANUAN KOMUNIKIM SY MË SY, POR NË SHESH