Akullnaja në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë ato të fundit që kanë mbetur në Afrikë, do të zhduken deri në vitin 2050. Arsyeja, sipas OKB-së që ka realizuar studimin, janë ndryshimet klimatike.

Raporti i UNESCO-s tregon se praktikisht, akullnajat në një të tretën e zonave të trashëgimisë botërore, nuk do të ekzistojnë më pas tre dekadash. Këtu përfshihen dhe akullnajat e Kilimanxharos, një pjesë e atyre në Alpe dhe në parkun Yosemite në Shtetet e Bashkuara.

Rezultati i hulumtimit është dramatik: sipas hartuesve të raportit, kjo gjë do të ndodhë pavarësisht përpjekjeve të ndërmarrë për të luftuar ndryshimet e klimës. Projeksionet mbështeten në të dhëna të detajuara satelitore. Raporti publikohet teksa ndërsa liderët botërorë përgatiten të takohen në Egjipt, në konferencën COP27 që mbahet javën e ardhshme me në fokus pikërisht ndryshimet klimatike.

Rreth 18 mijë akullnaja të gjendura në 50 vende të Trashëgimisë Botërore të OKB-së përfaqësojnë pothuajse 10 për qind të totalit të akullnajave të planetit. Ato përfshijnë pika të famshme turistike dhe apo zona të konsideruara të shenjta nga popullsia vendase. Zhdukja e akullnajave është ndër dëshmitë më goditëse të faktit që Toka po ngrohet, tha një nga hartuesit e raportit Carvalho Resende.

“Shpresojmë ta kemi gabim, shtoi ai, por faktet janë kokëforta dhe akullnajat mbeten një nga treguesit e vlefshëm të ndryshimit të klimës, sepse ajo çfarë ndodh me to, është mjaft e dukshme.

Artikulli paraprakZELENSKY: NËSE RUSIA PËRDOR ARMË BËRTHAMORE, BOTA NUK DO TË JETË MË E NJËJTË
Artikulli tjetërPSE MARRËVESHJA E GRURIT TË DETIT TË ZI ËSHTË JETIKE PËR SIGURINË GLOBALE TË USHQIMIT