Një studente e fakultetit të Juridikut, teksa ka dashur të ruaj anonimatin, pohoi se brenda këtij institucioni arsimor ndodhen mbi 100 të rinj.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ studentja tha se deri ditën e diel do të qëndrojnë brenda godinës së fakultetit, ndërsa shton se nuk i tremben humbjes së vitit akademik. Ajo tha se Shqipëria ka njohur momente më të vështira, siç ka qenë viti 91 apo dhe 97.

“Jemi mbi 100 veta këtu. Presim dhe të tjerë, pasi gjatë gjithë kohës vijnë studentë. Nuk kemi informacion të saktë se si do të vijojë përshkallëzimi deri të dielën.

Ne e vendosim brenda ditës, është diçka e momentit. Mund të ketë edhe penalizime, edhe nga pedagogë, apo dhe nga policia. Nuk kemi frikë që do na digjet viti shkollor.

S’u dogj as në 97, as në 91, në ditët më të vështira. Mësimi do të shtyhet, e dimë këtë. Ne duam të rimarrim ato leksione dhe të shtyhet sezoni i provimeve”, tha studentja.

Artikulli paraprakKUKËSI E NIS ME HUMBJE, CUNGU NUK E BËN DRAMË: NA MPOSHTËN YJET
Artikulli tjetërVRAU KUNATIN NË 2004, 38-VJEÇARI KAPET NË ITALI (EMRI)