“Kujtimi na ka marrë fytyrën. Na ka turpëruar jo vetëm këtu në fshat e në zonë, por në të gjithë vendin. Që nga dita kur ndodhi ngjarja, ne nuk guxojmë të dalim as tek oborri i shtëpisë. Nuk e dimë pse e bëri dhe si e bëri atë krim të tmerrshëm. Edhe sikur të na falin familjarët e viktimave, ne nuk mund t’u dalim më para syve”.

Kështu janë shprehur dje familjarët e 51-vjeçarit Kujtim Koxha nga fshati Shëlli i njësisë administrative Lis të Matit, i cili pasditen e së enjtes bëri masakër të vërtetë, duke vrarë me breshëri kallashnikovi tre punonjësit e bashkisë dhe duke plagosur një tjetër. Vrasja e trefishtë ka shokuar familjarët e vrasësit.

Menjëherë pas ngjarjes ku mbetën të vrarë shtetasit Mentor Hoxha 36 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç dhe Hamit Buçi si dhe mbeti i plagosur Astrit Hani, 40 vjeç familja Koxha është ngujuar. E ndërsa pjesëtarët e familjes Koxha kanë dënuar aktin e rëndë, vetë autori i krimit makabër nuk ka shprehur pendesë për marrjen e tri jetëve dhe lënien jetimë të fëmijëve të viktimave.

Dy ditë më parë ai është justifikuar para oficerëve të policisë gjyqësore me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë. “Njëri nga ata më qëlloi me shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”, është shprehur 51-vjeçari, i cili pohohet të jetë person problematik.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Prokuroria e Burrelit bënë me dije se të hënën do të jepet masa e sigurisë ndaj autorit të masakrës që tronditi gjithë opinionin publik, Kujtim Koxha. “Ne kemi mbledhur të gjitha materialet e duhura. Kemi bërë dokumentimin e ngjarjes që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Shëlli.

Të hënën do të kërkojmë masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ ndaj autorit të krimit”, tha prokurori i çështjes, Abaz Muça. Nga ana tjetër, mësohet se policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të vrasjes së trefishtë duke kryer shërbim përgjatë 24 orëve, pasi i druhen një hakmarrjeje të mundshme ngatë afërmit e viktimave.

Mesdita e së enjtes ua ka rrëzuar “qiellin” sipër kokës pjesëtarëve të familjes Koxha dhe të afërmve të tyre. Që nga momenti kur ndodhi masakra në lokalin e fshatit, ata janë ngujuar brenda katër mureve. Nuk guxojnë as të hapin telefonat dhe t’u përgjigjen njerëzve të afërm. Ndihen të turpëruar me të gjithë.

E përveç turpit, ata i druhen hakmarrjes, “barrë” kjo e rëndë që ua vuri mbi shpatulla kryefamiljari, Kujtimi. Ende nuk duan ta besojnë atë që ka ndodhur. U ngjan si ëndërr e keqe dhe e frikshme. Dhe kur i “kthehen” realitetit, dridhen e nuk i mbajnë më këmbët. Afër banesës së tyre nuk lëviz as miza, përveç policëve që ruajnë non stop banesën.

Pas ngjarjes së rëndë, ata deklaruan se e kanë bërë “hasha” 51-vjeçarin Kujtim Koxha. Thanë se e kanë braktisur në “fatin” e tij. Bashkë me të rriturit, në banesë janë ngujuar edhe fëmijët, të cilët nuk kanë shkuar në shkollë.

“Edhe atë ditë që ndodhi gjëma, bashkë kanë qenë e bashkë kanë pirë. Nuk kemi se çfarë themi. Nuk na dalin fjalët nga goja. Kujtimi na turpëroi me banorët e fshatit, me banorët e fshatrave të tjerë nga janë tre të tjerët, dy prej të cilëve mbetën të vrarë dhe një i plagosur. Na turpëroi në mbarë vendin. Këtë nuk ia kishim borxh”, thanë familjarët e autorit të masakrës.

Ndërkaq, ata pohuan se nuk guxojnë të hapin as telefonat. “Na marrin të afërm e të njohur në telefon dhe nuk u përgjigjemi. Na vjen zor”, thanë pjesëtarët e familjes Koxha.

Gjithashtu, ata deklaruan se nuk do të shkojnë në gjyq (seancën gjyqësore) ku do të jepet masa e sigurisë. “Asnjëri nga ne familjarët nuk kemi shkuar për ta takuar që kur e arrestuan. Nuk kemi më punë me të. Na turpëroi keq, sa nuk mund të dalim më faqe bote. Edhe sikur të na falin familjarët e viktimave, ne nuk mund t’u dalim prej turpit para syve”, u shprehën familjarët e autorit të krimit.

Nga ana tjetër, ata thanë se, “Kujtimi duhet të vizitohet tek një psikiatër, pasi nuk gjejmë asnjë arsye, nuk gjejmë asnjë përse për atë që bëri”.

Që nga momenti kur ndodhi masakra në lokalin e fshatit, ata janë ngujuar brenda katër mureve. Nuk guxojnë as të hapin telefonat dhe t’u përgjigjen njerëzve të afërm. Ndihen të turpëruar me të gjithë. E përveç turpit, ata i druhen hakmarrjes, “barrë” kjo e rëndë që ua vuri mbi shpatulla kryefamiljari, Kujtimi.

Ende nuk duan ta besojnë atë që ka ndodhur. U ngjan si ëndërr e keqe dhe e frikshme. Dhe kur i “kthehen” realitetit, dridhen e nuk i mbajnë më këmbët. Afër banesës së tyre nuk lëviz as miza, përveç policëve që ruajnë non stop banesën.

Pjesëtarët e familjes Koxha deklaruan se nuk do të shkojnë në gjyq (seancën gjyqësore) ku do të jepet masa e sigurisë. “Asnjëri nga ne familjarët nuk kemi shkuar për ta takuar që kur e arrestuan.

Nuk kemi më punë me të. Na turpëroi keq, sa nuk mund të dalim më faqe botës. Edhe sikur të na falin familjarët e viktimave, ne nuk mund t’u dalim prej turpit para syve”, u shprehën familjarët e autorit të krimit. Nga ana tjetër, ata thanë se, “Kujtimi duhet të vizitohet tek një psikiatër, pasi nuk gjejmë asnjë arsye, nuk gjejmë asnjë përse për atë që bëri”.

E ndërsa pjesëtarët e familjes Koxha kanë dënuar aktin e rëndë, vetë autori i krimit makabër nuk ka shprehur pendesë për marrjen e tri jetëve dhe lënien jetimë të fëmijëve të viktimave.

Dy ditë më parë ai është justifikuar para oficerëve të policisë gjyqësore me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë. “Njëri nga ata më qëlloi me shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”, është shprehur 51-vjeçari, i cili pohohet të jetë person problematik.

Mesditën e së premtes iu është dhënë lamtumira e fundit viktimave Mentor Hoxha 36 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç dhe Hamit Buçi. Ceremonitë e varrimit janë bërë në tri fshatra. Kjo për faktin se ata jetonin në fshatra të ndryshme, konkretisht në Zonisht, Burgajet, Shëlli.

Në varrimin e viktimave kanë marrë pjesë qindra njerëz, stafi i Bashkisë së Matit, përfaqësues të PD-së, PS-së si dhe deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Të premten ka mbërritur në Mat edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka vizituar dhe ka ngushëlluar familjarët e tre të vrarëve.

Artikulli paraprakVRITET SHQIPTARI NË AUSTRALI, PASTAJ I VJEDHIN DROGËN NË BANESË
Artikulli tjetërARRESTOHET 28-VJEÇARI I JEPTE I DEHUR ‘AUDI’-T