Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ka konfirmuar se do të garojë në zgjedhjet partiake të republikanëve në muajin nëntor me qëllim që të zgjidhet kandidati i kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në vitin 2017.
Sarkozy pritet të heqë dorë nga posti i tij si kryetar i Partisë Republikane si kusht thelbësor për të marrë pjesë në primare. Megjithatë kandidatura Sakrozy është kundërshtuar ashpër nga ish-kryeministri Alain Juppé, i cili do të jetë gjithashtu një kandidat. Ky i fundit ka patur vazhdimisht një avantazh në sontazhet e realizuara kundrejt ish-Presidentit, pro mesa duket sëfundmi Sarkozy ka arritur të fitojë një mbështetje më të madhe. Megjithatë projeksionet paraprake tregojnë se nga ana tjetër Alain Juppé gazëon një simpati më të madhe nga votuesit jashtë PR. Tashmë 61-vjeçar Sarkozy ka shërbyer si Presidenti i Francës për një mandate përgjatë viteve 2007-2012. Ai nuk arriti që të fitojë një mandate të dytë kur u përball me socialistin Francios Hollande, i cili është aktualisht presidenti i Francës.