Aktorja e njohur amerikane, Nicole Kidman ka thënë se pasi ka parë femrat dhe fëmijët, që ishin viktima të luftës në Kosovë, ka vendosur që njëra nga gjërat më të rëndësishme në jetën e saj
, të ishte për t’i ndihmuar ato viktima. Fituesja e shumë çmimeve prestigjioze, tha në Nju Jork, gjatë ceremonisë së 20 vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e dhunës kundër grave, se prej para 10 vitesh ka filluar të angazhohet dhe do të “jetë zë për femrat që nuk kanë zë”. Kidman, që është ambasadore e vullnetit të mirë për Gratë e Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nga pjesëmarrësit në këtë ceremoni që të ndihmojnë materialisht, pasi femrat dhe vajzat “kanë nevojë për ne, që kemi mundësi dhe që kemi para” t’i ndihmojmë ato. Organizata Gratë e Kombeve të Bashkuara tha se në këtë darkë janë mbledhur më se shumë se 105 mijë dollarë, përfshirë donacionin prej 50 mijë dollarëve nga aktorja, Nicole Kidman.