Në ambjentet e kompleksit “Dubai” në qytetin e Shkodrës, kompania Nika Hair and Colour organizoi seminarin e bukurisë ku u prezantuan teknikat më të reja të makeup-it dhe stilimit të flokëve.

Mbi 300 pjesëmarrës, përfaqësues të salloneve të bukurisë jo vetëm nga Shqipëria, por Mali I Zi dhe shtete të tjera u trajnuan nga makeup artistja Loredana Rosati dhe stilisti I flokëve Boris Obreski. Anila Osmaj përfaqësuesja e kopmanisë distributore Nika Hair & Colour.

Stilisti I flokëve Boris Obreski tregon arsyen e vendosjes së maskës në këtë event.
Ne donim te jepnim disa sekrete tek pjesemarresirt dhe maska simbolizon pikerisht sekretin e produkteve që promovojme sot. Keshtu qe sot kemi vendosur te ndajme sekretet e kompanise EMME diceoto me keta kolege nga Shqiperia, Mali i zi, Maqedonia por edhe me gjere

Stilistët e flokëve në Shqipëri kanë arritur nivelet të larta të profesionalizmit.
Ballkani ka profesioniste te zote, ketu punohet nga parukiere, estetiste dhe kretatore shume te mire. Ne Shqiperi ka femra shume te bukura, ndaj le ta nisim nga ketu vleresimin per punen e profesionisteve te te bukures

Loredana Rosati përfaqësuese e kompanisë Ixima vlerëson organizimin e eventeve të tilla.
Sot femra kujdeset per gjithcka, qofte ne aspektin profesional por edhe te te bukures. Ne si kompanisë Ixima kërkojmë që të shpërndajmë edhe më shumë bukurinë përmes produkteve tona me cilësi të lartë.

Teknikat e kolorimetrisë dhe zhvillimi në të cilin është përfshirë ky sector në fushën e bukurisë ka bërë që të lindë nevoja për krijimin e këtyre eventeve të cilat trajnojnë parukierë dhe stilistë nga vende të ndryshme të botës.

Artikulli paraprakMETA TAKON DELAGACIONIN E KONGRESIT TË AUTORITETETEVE LOKALE: ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT E ZHYTËN VENDIN NË PALIGJSHMËRI
Artikulli tjetërBASHKIA GUR I ZI: SHPEJT ZGJIDHET PROBLEMI I MBETJEVE