Trajneri i Flamurtarit të Kosovës Samuel Nikaj, para nisjes në Kosovë shprehet se shpreson që ekipi i tij të vijojë të mbajë vendin e parë në Kategorinë e Parë atje duke synuar kështu daljen në Superligën e Kosovës.

Teniku Nikaj shprehet se në futbollin kosovar ka më shumë grintë se në Shqipëri ndërsa nuk ka ndërhyrje nga presidentët siç ndodh rëndomtë në ekipet e Shqipërisë. I pyetur se si i duket Vllaznia, skuadër në të cilën ka qenë pjesë më përpara tekniku Nikaj deklaron se ka pritur më shumë nga ky ekip. Samuel Nikaj mori ekipin e Flamurtarit të Kosovës në një moment jo të mirë duke e çuar deri në vendin e parë në renditje dhe duke qenë kështu shumë afër daljes në Superligë.

Artikulli paraprakTONIGHT ANALIZON SHERBIMËT DHE INVESTIMET NË SHKODËR
Artikulli tjetërKAPEN 2 TON KANABIS NGA SHQIPËRIA NË ITALI, NDALOHET SKAFI NË BRINDIZI, DY TË ARRESTUAR