Vllaznia dështoi në ndeshjen e parë të Konference League ndaj Lindfield por për trajnerin e futbollit Samuel Nikaj ka ende shpresë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Tifozët mund t’i ndihmojnë kuqeblutë thotë Nika që ta kthejnë atë humbje 3-1 në Irlandë në mënyrë që Vllaznia të kualifikohet në turin e dytë.

Tekniku Nikaj thotë se merkatoja e deritanishme e Vllaznisë ka qenë më shumë emergjente për Kupat e Europës ndërsa vlerëson ardhjen e Ardit Krymit. Trajneri shkodran shprehet se Vllaznisë i duhen të paktën edhe tri blerje të tjera për të synuar më pas titullin kampion.

Sytë e të gjithë shkodranëve do të jenë tek ndeshja e kthimit mes Vllaznisë dhe Lindfield, tejet e rëndësishme. Në rast kualifikimi klubi shkodran arkëton 550 mijë euro vetëm për kalimin në turin e dytë pa llogaritur biletat dhe të drejtat televizive më pas. Eleminimi i Lindfield nga Vllaznia duket i vështirë pas asaj humbje 3-1 në Irlandën e Veriut por jo e pamundur.

Artikulli paraprakQYTETARI: HIPOTEKA E SHKODRËS E BLLOKUAR
Artikulli tjetërZHVILLIMI EKONOMIK PËRMES INOVACIONIT