“Kur heshtja flet” dhe “Si pika Vese”, janë dy libra me poezi me autor Nikolin Lëmezhin.Këto vëllime poetike u promvuan në Lezhë, ku të pranishem ishin shkrimtar, poet e miq të autorit.Ata vlersuan maksimalisht krijimtarinë e Nikolin Lemezhit, i cili është një poet i ri dhe mjaft premtues për të ardhmen.

I angazhuar me klerin katolik, autori i këtyre botimeve Nikolin Lemezhi thotë se frymëzimin për realizimin e poezive e ka marrë nga shkrimet e shenjta.

Nikolin Lëmezhi ka lindur në fshatin Blinisht të Lezhës dhe që në moshë të vogel ka qenë i pasionuar pas poezisë.Aktualisht merret me përkthime, lutje, katekizëm dhe aktivizohet gjerësisht në rrjetet sociale për të përhapur Lajmin e Mirë duke iu dhuruar të gjithëve një fjalë inkurajimi dhe shprese.

Artikulli paraprakRAMA PAS TAKIMIT ME VUÇIÇ: T’I JEPET FUND ABSURDIT KËRCËNUES, NJOHJE E NDËRSJELLË
Artikulli tjetërU MBYT NË LUMIN MAT, GJENDET TRUPI I 22-VJEÇARIT