E nisi në moshen 16-vjeçare dhe prej 50-vitesh nuk i është ndalur profesionit të hekurpunuesit.Nikoll Gjonaj nga fshati Shënkoll i Lezhës është një ndër përsonat më të vjeter të këtij zanati.këtë e dëshmojnë dhe veglat e vjetra që përdor.
Pasioni dhe nevoja për të siguruar të ardhura për familjen e detyruan ti përkushtohet këtij profesioni të cilin e nisi në Puke e për më shumë se 15-vite punoj si saldator në minierat e kësaj zone, por pa lënë pas dhe punë të tjera mekanike. Pavarësisht pensionist të parakohshem, 62-vjeçari nuk i është ndaluar këtij zanati.E gjejmë duke punuar në punishten e tij të vogel pranë shtëpisë, ku me hekur prodhon edhe art.
Eshtë një prefesion i vështire të cilin po ja trashegon edhe djalit, ndërsa nuk nuk do ti ndalet derisa sa të ketë jetë thotë Nikoll Gjonaj. Rasti i këtij 62-vjeçari në Lezhë është shembulli më pozitiv i njëriut punëtor, e që po ruan e përçon tek brezat një prej zanave më të vjetra atë të hekurpunuesi.