Ne diten e dyte te Seminarit te 12-te Mbarekombetar per mesimin plotesues te gjuhes shqipe ne diaspore”, qe po zhvillohet ne Shkoder ishte e pranishme edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.
Ne fjalen e sa ministria Nikolla vuri theksin mbi angazhimin e te dy qeverive per përmirësimin e cilesise se mesimdhenies ne diaspore nepermjet hartimit te korrikulave te reja apo unifikimit te teksteve . Duke theksuar rëndësinë e organizmit të këtij seminari sa i përket ruajtjes së gjuhës, identitetit dhe edukimit të brezave në frymën kombëtare, ministria Nikolla theksoi se qeverite e kane detyrim ofrimin e arsimit cilesor per femijet e emigranteve. Nga ana tjeter Ministria Nikolla vlerësoi maksimalisht kuntributin e mësuesve të Gjuhës shqipe në vende të ndryshme të diaspores edhe pse veshtiresite me te cilat ata perballen jane mjaft te medha. Nderkohe ne kete seminar rreth 100 mësues nga të gjitha trevat shqiptare që jetojnë e veprojnë në mërgim, shfaqën idetë dhe pikëpamet e tyre në funksion të fuqizimit dhe të krijimit të një ambienti të mirë edukativo-arsimor për fëmijët tanë jashtë atëdheut.