Është zyrtarizuar seanca e radhës në Kuvend. Bëhet me dije se do të zhvillohet të hënën më datë 13 shkurt ora 17:00.
Kujtojmë se Partia Demokratike paralajmëroi një tjetër protestë para Kuvendit në 13 shkurt.
NJOFTIMI
Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.
Faleminderit!