Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në një takim ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou.
Diplomatja greke uroi Nikollën për detyrën e re si kryetare e Kuvedit. Nga ana tjetër, kryeparlamentarja vuri në dukje se “Shqipëria e konsideron Greqinë një vend fqinj e mik të çmuar, partner të ngushtë në NATO si edhe në rrugën drejt demokracisë, përparimit dhe integrimit evropian. Shqipëria i është mirënjohëse Greqisë për mbështetjen e palëkundur të rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ne jemi të vendosur që marrëdhëniet dypalëshe të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe perspektiva e përbashkët evropiane. Kuvendi i Shqipërisë do të punojë për ta çuar më tej bashkëpunimin strategjik, në interes të të dy vendeve e popujve tanë.”

Ambasadorja Sophia Philippidou falënderoi kryetaren Nikolla për vullnetin për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përsëriti vullnetin e Greqisë për zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.

Artikulli paraprakVIZITA ZYRTARE NË SPANJË/ RAMA TAKON KRYEMINISTRIN SÁNCHEZ, JA MEMORANDUMET QË NËNSHKRUAN
Artikulli tjetërPËRMIRËSOHET NDJESHËM SITUATA E COVID-19 NË KOSOVË,JA RASTET QË REGJISTROHEN GJATË 24 ORËVE