Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar këtë të hënë në një takim me pedagogët se, reforma në arsim u dha përgjigjen e merituar skeptikëve të saj.

Në fjalimin e mbajtur, Nikolla ka theksuar se reforma në fjalë dëboi format e ilegalitetit që sipas saj kishin përfshirë sektorin e arsimit gjatë qeverisjes së kaluar. “Sot i japim përgjigje të gjithë skeptikëve që kundërshtuan reformën në arsim, që sipas tyre do të sillte diktatin ndaj arsimit, etj. Çdo ditë po bien këto argumenta të ngritura mbi paragjykime”, ka thënë Nikolla. Ministrja ka theksuar se, “ky vit i ri akademik fillon me me një autonomi më të madhe të universitetit dhe kuotat e studentëve të përcaktuara nga departamentet”. “Është e njëjta skemë që po zbatohet në universitetet europiane”, ka saktësuar Nikolla. Më tej ajo ka denoncuar situatën e krijuar në arsim gjatë qeverisjes së kaluar për shkak të depërtimit të sektorit privat, një situatë që sipas saj kishte arritur “në kufijtë e paradoksit”. “Ndërsa sot kemi një raport të ri publik-privat”, ka vijuar Nikolla. Ajo ka shtuar gjithashtu se, 90 për qind e akreditimeve ishin në parregullësi dhe me pasoja financiare për familjet shqiptare. “Ishte një akreditim që përfundonte brenda 3 ditëve. Sot bordi i akreditimit nuk drejtohet nga këshilltari i kryeministrit”, ka shtuar Nikolla.

Artikulli paraprakTAHIRI: NË 5 VJET JANË GRABITUR 170 KARBURANTE, VETËM 40% JANË ZBULUAR
Artikulli tjetërRRITJA E PAGAVE – RAMA: SISTEMI ARSIMOR QË TRASHËGUAM ISHTE ME NJË KORSI