Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me rrethimin e sallës së seancave plenare me forcat speciale të Gardës. Ditën e hënë do të trajtohet pr.buxheti i vitit 2024. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e quan urdhrin e dhënë nga nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa nxjerr foton.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës!

Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Një Parlament, ku deputetët rrethohen nga forcat e sigurisë gjatë vendimmarrjes së tyre, nuk mund të jetë kurrë Parlamenti i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar. Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA NUK BËN ASGJË NDAJ PARTIZANIT
Artikulli tjetërVIDEO / SHËNOI SUPERGOL NË NDESHJEN E FUNDIT, FLAVIO FUSHA TALENTI QË PO RRITET TEK AKADEMIA VLLAZNIA