Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Bundestagut gjerman, Bärbel Bas, me rastin e zgjedhjes së saj.

Përmes letrës së saj, Nikolla i ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagur dhe Qeverisë Federale në rrugëtimin e Shqipërisë drejt perspektivës europiane.

Kryeparlamentarja është shprehur se do të angazhohet personalisht për forcimin e lidhjeve mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut gjerman, ndërsa ka shtuar se “së bashku”, do të jemi më të fortë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.

Letra e plotë e Lindita Nikollës:

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju përcjell përgëzimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj Presidente e Bundestagut dhe Ju uroj shumë suksese në detyrën Tuaj të lartë dhe fisnike. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut dhe Qeverisë Federale në rrugëtimin e Shqipërisë drejt perspektivës evropiane dhe anëtarësimit në BE. Gjermania është lokomotiva politike dhe ekonomike e Evropës dhe kjo mbështetje është me rëndësi të madhe në kuadrin e Bashkimit Evropian. Dëshiroj të shpreh vullnetin dhe angazhimin tim për forcimin e lidhjeve mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut gjerman, duke pasur të qartë rolin e parlamenteve e parlamentarëve si përfaqësues të qytetarëve dhe aspiratave të tyre. Parlamentet mund të kontribuojnë jo vetëm në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, por edhe në arritjen e qëllimeve të përbashkëta globale, paqes, shëndetit dhe mirëqenies. Sëbashku do të jemi më të fortë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe së ardhmes. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju përcjell përgëzimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj Presidente e Bundestagut dhe Ju uroj shumë suksese në detyrën Tuaj të lartë dhe fisnike. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut dhe Qeverisë Federale në rrugëtimin e Shqipërisë drejt perspektivës evropiane dhe anëtarësimit në BE. Gjermania është lokomotiva politike dhe ekonomike e Evropës dhe kjo mbështetje është me rëndësi të madhe në kuadrin e Bashkimit Evropian. Dëshiroj të shpreh vullnetin dhe angazhimin tim për forcimin e lidhjeve mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut gjerman, duke pasur të qartë rolin e parlamenteve e parlamentarëve si përfaqësues të qytetarëve dhe aspiratave të tyre. Parlamentet mund të kontribuojnë jo vetëm në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, por edhe në arritjen e qëllimeve të përbashkëta globale, paqes, shëndetit dhe mirëqenies. Sëbashku do të jemi më të fortë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe së ardhmes.

Artikulli paraprakNESËR NIS DOZA E TRETË E VAKSINËS ANTI-COVID NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërBALLA PUBLIKON PËRMBLEDHJEN JAVORE TË AKTIVITETIT TË KUVENDIT: OPOZITA DY HERË MË SHUMË …