Nipi grabit ne Shkoder shtëpinë e tezes që jetonte në Gjermani

Një i ri është vënë nën hetim pasi ka grabitur shtëpinë e tezes së tij, që jetonte në Gjermani. Denoncimi është bërë në Policinë e Shkodrës. Burime nga uniformat blu thanë se kanë vënë nën hetim 24-vjeçari me inicialet L. Ll., banues në Tiranë. Një ditë më parë në orën 15:00, 49-vjeçarja me inicialet A. S., 49 vjeçe, lindur në Bërdice, banuese në Gjermani, ka bërë kallëzim, sepse dyshon se nipi i saj i ka vjedhur banesën në fshatin Bërdicë, Shkodër, ku ata qëndrojnë së bashku. Sipas denoncimit, nipi akuzohet se i ka marrë tezes shumën prej 50 Eurosh, 3000 lekë të reja, dy çanta dhe një fshesë me korrent.

Artikulli paraprakRAMA PUBLIKON RAPORTIN PËR QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetërTAP, PAS TOKËS NË DET. MBYLLEN GJYSMA E PUNIMEVE