Nga fundi i javës së kaluar në qarkun Shkodër ka nisur vaksinim i qytetarëve me vaksinën e gripit sezonal. Elsiona Qallija kryevaksinatore në qendrën shëndetësore Rrethina shprehet se personat që vuajnë nga sëmundje kronike dhe grupmosha nga 65 vjeç e lartë janë më të rrezikuarit nga gripi ndaj kjo vaksinë i vjen në ndihmë atyre.

Kryevaksinatorja ka një thirrje për të gjithë qytetarët që të vijnë dhe të vaksinohen pasi kjo periudhë është edhe më e përshtatshmja për të parandaluar gripin.

Gripi tek personat të cilët nuk kanë probleme të tjera shëndetësore zakonisht shkakton një gjendje të pakëndshme që zgjat për pak ditë, por që kalohet shumë shpejt. Ndërsa, për personat që kanë edhe probleme të tjera shëndetësore, gripi mund të jetë një sëmundje serioze, e madje edhe fatale.

 

Artikulli paraprakBOJKOTI I PEDAGOGËVE NË JAVËN E TRETË, PRITET GREVË URIE
Artikulli tjetërLIGJI PËR QESET PLASTIKE, QYTETARËT NUK I PËRDORIN