Censusi i popullsisë dhe banesave ka nisur edhe në Qarkun e Lezhës.Prej të hënës së 18 shtatorit 221 anketues, kanë zbarkuar në terren në të tre bashkitë e këtij qarku, për të regjistruar popullsinë rezidente, dhe për të grumbulluar përmes vetedeklarimit, të dhëna që lidhen me numrin e banoreve, etnine, gjuhen, fenë, ekonominë të ardhurat dhe stanadartin e jeteses.Drejtuesja e INSTAT për Lezhën Mimoza Dushku tha se ky proçes mjaft i rëndësishem kërkon angazhim maksimal, ndërsa më tani janë konstatuar vetëm disa problematika të vogla në Bashkinë Lezhë.

Proçesi i anketimit për censusin do të zgjasë deri me 30 tetor dhe grupet e anketuesve të shpërndarë në terren do të paraqiten deri në tri herë në ditë në banesa, duke lënë njoftimin për regjistrimin.

Artikulli paraprakQYTETARËT: MERKATA E RUSIT PA ASNJË KUSHT
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, “VLLAZNIA DUHET ME SHKODRANË”