Edicioni i 7-të i festivalit “Za Fest” nisi me jaret shkodrane në Kullën e Inglizit, monument kulture. Drejtuesi dhe themeluesi i këtij festivali Vlashent Sata që nisi edicionin e 7-të në qytetin e Shkodrës thotë se “Za Fest” është si një thirrje për rikthimin e vlerave të vërteta artistike.

“Za Fest” thotë artisti Sata është ndër të tjera për të treguar se në një kohë kur sfidat për muzikën e vërtetë janë të mëdha, aktivitete të tilla nevojiten sa më shumë të mbështeten e zhvillohen kudo në Shqipëri.

Në natën e parë gazetari Marin Mema dha disa mesazhe për publikun e pranishëm duke kërkuar që shqiptarët të krijojnë një lidhje të fortë me Kombin e tyre si e vetmja mënyrë për t’u zhvilluar.

Edicioni i 7-të i festivalit “Za Fest” do të vijojë edhe me dy netë të tjera në kalanë “Rozafa” me artistë shqiptarë të përzgjedhur për të sjellë tek publiku traditat e hershme kulturës shqiptare por edhe artistë të huaj për të identifikuar shijet e vërteta muzikore.

Artikulli paraprakBALLKANI PARA 100 VITESH NË FOTOT E MANAKI
Artikulli tjetërKONCERT MBI URËN E ZOGUT NË MILOT