Edicioni i tretë i festivalit Luleborë i muzikës qytetare shkodrane ka hapur siparin e tij. Në natën premier ishin 17 këngë të sjellë nga kompozitor, orkestrues,
tekstshkrues dhe këngëtarë të rinj por edhe disa prej emrave më të njohur të cilët performuan në skenën e teatrit “Migjeni”.
Kjo mbrëmje muzikore e festivalit “Luleborë” nuk shkoi edhe aq mirë sepse për rreth 15 minuta u ndërpre energjia elektrike duke bërë që në teatër të mbizotërojë errësira.
Moderatorja Rudi Dembacaj arriti që përmes batutave të komunikojë me spektatorët të cilët treguan kulturën e lartësuar duke kënduar të gjithë bashkë Luleborën.
Festvali “Luleborë” ka një juri profesioniste e përbërë nga emra të shquar si Roza Anagnosti, Sabahet Vishnja, Markelian Kapidani, Bashkim Alibali dhe Robert Radoja të cilët janë me emocione në natën e parë.
Festivali “Luleborë” do të ketë edhe natën e dytë që është edhe nata finale nga ku edhe do të shpallen fituesit e këtij edicioni.