“Star Sport” ka nisur sezonin e ri në ekranin e “Star Plus”. Emisioni i parë i këtij sezoni nisi menjëherë pas ndeshjes Vllaznia-Kukësi nën drejtimin e gazetarit Pirro Ruvina.

Të ftuarit vlerësuan barazimin që kuqeblutë i morën kuksianëve. Një vemendje iu kushtua edhe pjesëmarrjes së Vllaznisë së femrave në eleminatoret e Ligës së Kampioneve. Në studion e “Star Sport”, Dashamir Sherja foli për librin e tij “Enciklopedia e Sportit Shkodran” Gjatë emisionit pati edhe lidhje direkte me stadiumin “Lor Boriçi” menjëherë pas ndeshjes Vllaznia-Kukësi. Emisioni në javët në vijim do jetë si zakonisht çdo të hëne në ora 21:00.

Artikulli paraprakCUNGU: VLLAZNIA MERITOI FITOREN NDAJ KUKËSIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA-KUKËSI, SHUMË TIFOZË MBESIN JASHTË