Star Plus Tv ka nisur fazën e dytë të bashkëpunimit me ambasadën britanike në kuadër të projektit “Artizanët za lart” që “Media For All” po implementon për të dytin vit radhazi. Mjeshtër I Madh Zef Gjini, kryetar I shoqatës së artizanëve dhe zejeve në Shqipëri, dega Shkodër falenderon televizionin Star Plus për promovimin e artizanëve nga Shqipëria dhe jo vetëm.

Kryetari Gjini tha se në bashkëpunim me bashkinë Shkodër bëri të ditur edhe panairin e ri që do të organizohet.

Pas organizimit të panaireve, kryetari Gjini tregon disa nga problematikat të cilat përballen artizanët dhe zejtarët, mes të cilave edhe mungesa e një tregu.

Në kuadër të implementimit të projektit “Artizanët za lart” të ambasadës britanike, Star Plus Tv do të ndjekë me përgjegjësi problematikat e artizanëve në Shkodër.

 

Artikulli paraprakTRAJNIM PROFESIONAL PËR TOPOGRAFINË
Artikulli tjetër“HISTORIA S’ËSHTË TREGUAR E MIRË ME NE, S’NA KA LËNË TË ZGJEDHIM”, RAMA MESAZH NGA STRASBURGU