Shkodra sot u ngjyros nga lulet e shumta të fëmijëve të kopshteve të qytetit si dhe panairit të luleve. 6 maji, kjo ditë simbol e luleve nisi në Shkodër festën që do vijojë për katër ditë me radhë. Kopshtet e qytetit performuan në sheshin përpara bashkisë pjesë artistike ndërsa fëmijët kaluan disa orë të këndshme të zbukuar nga lulet shumëngjyrëshe.

Organizatoret e festës së luleve Stesi Laqja dhe Alminda Mema e qendrës Aarhus shprehen të lumtura që kjo festë nisi me fëmijët e kopshteve, aty ku duhet të nisë dashuria për lulet dhe natyrën.

Argëtimi për fëmijë vijoi edhe me këmbëgjatat, animatorë dhe pikturat me lule në fytyrat e të vegjëlve.

Festa e quajtur këtë vit “Çilu ti maj lulja jeme” në këto katër ditë do të jetë e mbushur me plot aktivitete të larmishme.

 

Artikulli paraprakDITA OLIMPIKE NË SHKODËR
Artikulli tjetërA DO TË JETË PRESIDENTE E SHQIPËRISË? KODHELI: E NDERUAR QË MË KANË PROPOZUAR, MË MBUSH MË KRENARI E PËRGJITHËSI, POR…