Festivali ndërkombëtar i filmit “Ekrani i Artit” nisi edicionin e gjashtë të tij duke u rikthyer me shfaqjen e një filmi në kinema “Millenium”. Organizatori i “Ekranit të Artit” Adrian Paci tha se do kishte dëshirë që kinemaja të ishte gjithmonë e mbushur dhe jo e boshatisur siç qëndron pjesën më të madhe të kohës.

Ajo që synon festivali i filmit “Ekrani i Artit” është që të ndërtojë një dialog me qytetarët pasi arti tha Paci nuk mund të jetë vetëm për turizëm.

Drejtori artistik Edi Muka dhe artisti Zef Paci shprehen për risitë e këtij viti të “Ekranit të Artit”.

Në natën e parë u shfaq filmi “Klara Solo”, “Klara e Vetmuar” që flet për një vajzë në pyjet e Kosta Rikës e cila rebelohet kundër shoqërisë e cila nuk i jep larine.

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës Alessandro Ruggera vlerëson festivalin e filmit “Ekrani i Artit”.

Festivali ndërkombëtar i filmit “Ekrani i Artit” do vijojë me një sërë filmash të tjerë që në fokus këtë vit kanë video artin suedez.

Artikulli paraprakSHKODËR, 1620 MATURANTË NË PROVIMIN E GJUHËS SË HUAJ
Artikulli tjetërNDËRHYRJE EMERGJENTE NË URËN E VJETËR TË BUNËS