Për të pestin vit me radhë ka nisur në Shkodër festivali i teatrit për të rinj. Në këtë festival shkollat e Shkodrës marrin pjesë duke sjellë shfaqje të ndryshme teatrale. Festivali këtë vit u hap me shfaqjen e shkollës së mesme “28 nëntori” me pjesën “Kati i 15”. Drejtorja e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka u shpreh se këta të rinj në të ardhmen mund të jenë aktorë shumë të mirë.
Shkolla e mesme “28 Nëntori” u përfaqësua me pjesën “Kati i 15-të” me regjinë e Fritz Selmanit i cili thotë se të rinjtë përmes kësaj shfaqje morën mesazhin që të mos e braktisin vendin.
Vetë nxënësit e shkollës “28 Nëntori” që morën pjesë si aktorë në këtë shfaqje shprehen se ky moment do mbesë gjithmonë në kujtesën e tyre.
Festivali i teatrit për të rinj mes shkollave të Shkodrës do të vijojë edhe për pesë ditë të tjerë dhe në fund juria do të shpallë edhe fituesit.