Në bibliotekën “Marin Barleti” ka nisur festivali letrar i Shkodrës. Në këtë takim të parë u promovua libri me ilustrime “Kthimi në Kosovë” i autorëve Jorge Gonzalez dhe Gani Jakupi. Ky libër ëshët botuar për herë të parë në frëngjisht dhe disa gjuhë të tjera, ndërsa tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Maxhid Cungu, drejtori i biblitekës “Marin Barleti” shprehet se ky botim i veçantë duhet të shërbejë si shembull që të botohen më shumë libra me ilustrime ndërsa tregoi se pjesë e festivalit do jenë edhe shkrimtarë të tjerë nga Kosova, Mali i Zi dhe jo vetëm.

“Kthimi në Kosovë” është një libër që përmes ilustrimeve paraqet një pjesë të historisë së Kosovës gjatë luftës dhe përjetimet që vetë autori ka patur pasi u kthye në vendlindjen e tij.

Artikulli paraprakZV/MINISTRI: QEVERIA TË SUBVENCIONOJË EDHE PËR MISRIN
Artikulli tjetërZHVILLOHET FESTIVALI MBARËSHQIPTAR I POETESHAVE