Decentralizimi i përgjimeve, ngritja e një njësie qëndrore përgjimesh, dhe rritja e kapaciteteve e teknikave hetimore do të jetë një prej prioriteteve kryesore për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Ngritja e efektivitetit të hetimeve në përputhje me standardet ndërkombëtare, rritja e efektivitetit dhe decentralizimi i përgjimeve, është një prej zërave kryesorë ku do fokusohen përpjekjet kryesore.

Për këtë qëllim, sipas dokumentit, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është blerë një pajisje përgjimi me vlerë 100 mijë euro, por nga ana tjetër, organi i hetimit kërkon blerjen e pajisjeve të nevojshme për një njësi qendror për SPAK, ashtu si dhe mirëmbajtjen e saj. Ndërkohë, në kuadër të rishikimit të paketës kombëtare të projekteve strategjike PP ka identifikuar nevojën për mbështetje për decentralizimin e përgjimeve.

Në analizë theksohen vonesat e forta në planin e veprimit të sistemit të drejtësisë. Ato nisin që nga zvarritja e ngritjes së KLP e KLGJ, deri te problematikat që kanë shoqëruar konstituimin e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET FURGONI ME KLANDESTINË TË PALIGJSHËM, 6 TË VDEKUR
Artikulli tjetërGODITET PËR VDEKJE NGA TRENI 17-VJEÇARI SHQIPTAR