Qeveria Shqiptare ka një strategji të miratuar për mbrojtjen e viktimave të krimit, e cila do të përkthehet në një plan veprimi të qartë.Kështu u shpreh nga Lezha Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili mori pjesë në një aktivitet të organizuar, në kuader të javes për mbrojtjen e viktimave të krimit, ku u inagurua dhe një pikture murale të realizuar me përfshirjen e të rinjeve lezhjane.
Nën kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Murat Sahin përcollen mesazhin për të qenë bashkë në krah të këtyre kauzave.
Fushata Sensibilizuese në mbrojtje të viktimave të krimit nisi nga Lezha dhe do të vijojë me një sërë aktivitetesh edhe në qytete të tjera të shqipërisë, ndërsa kjo iniciative po mbështetet nga UNICEF dhe qendra komunitare “Sot për të Ardhmen”