Festivali për fëmijë “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë” i organizuar nga qendra kulturore e fëmijëve zhvilloi natën e parë të fazës gjysmëfinale. Ndryshe nga vitet e fundit, kjo fazë u realizua në teatrin “Migjeni” kjo për shkak të prurjeve të shumta thotë drejtuesi artistik Ermir Zoga.

Këtë vit nata e parë “Bilbilat e Vegjël Këndojnë” u prezantua nga Hea Lohja, Noel Hoxha dhe Onesa Nikshiqi nga ku dy të fundit janë pjesë edhe e Star Plus Tv.

Faza gjysmëfinale tek “Bilbilat e Vegjël Lëndojnë” do të vijojë për tri netë me radhë nga ku juria profesioniste do të përzgjedh më pas edhe finalistët. Finalja e madhe pritet të zhvillohet gjatë muajit prill për t’i lënë më pas vend festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve.

Artikulli paraprakDËSHTON MBLEDHJA, OPOZITA DHE PSD E BRAKTISIN
Artikulli tjetërLIROHET NË TURQI IBRAHIM LICI