Fillimi i muajit gusht ka regjistruar një fluks të jashtëzakonshëm në doganat që lejojnë hyrjen në Shqipëri.
Radhë kilometrike janë krijuar në pikën kufitare të Muriqanit. Numri i madh i automjeteve që kane pershkuar kete segment jane detyruar qe te presin per disa momente, nderkohe qe sipas drejtuesve te pikes se kalimit kufitar te muriqanit, theksuna se po operohet me shpejtesi per perballimin e fluksit te pritshem te automjeteve ne kete periudhe . Një fluks hyrjesh ëshë shënuar edhe në doganën e Morinit ku prej orës 3 të mëngjesit deri në orën 8:30 kanë hyrë në Shqipëri 19146 shtetas kosovarë. Fluksi i udhëtarëve vijon ende, por nuk ka pritje dhe radhë pasi kalimi zgjat vetëm pak minuta. Sipas Policisë Kufitare fluksi bie rreth orës 10:00.