Kombëtarja Shqiptare e Atletikës ka mbërritur në Stamboll, aty ku nga nesër do marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik. Skuadra kuqezi përbëhet nga nëntë sportistë. Pjesë e delegacionit janë edhe dy trajnerë dhe kreu i FSHA, Taulant Stërmasi.
Luiza Gega, atletja më fituese në historinë e këtij kompeticioni kërkon medalje, teksa do të konkurrojë në dy disiplina, në 1500 metra dhe 3000 metra. Franko Burraj do të garojë 400 metra, ndërsa Leandro Çardaku dhe Paola Shyle në disiplinën 60 metrave.
Iljana Beqiri dhe Zhuljeta Çejku do të matin forcat në garën e 400 metrave, ndërkohë Relaksa Dauti do të konkurrojë në 800 metra. Për sa i përket garave të hedhjes, Shqipëria do të përfaqësohet me Muhamet Çengelin në disiplinën e kërcimit për së gjati, ndërsa Kolindo Kiri do të konkurrojë në kërcim 3-hapësh.