Ka nisur kampionati kombëtar i boksit për të rritur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në 12-ndeshjet e ditës së parë, ra në sy fitorja e tre boksierëve të Vllaznisë, Ani Haxhillari, Senad Drini dhe Flavio Meta. Ndërkohë, dita e parë e kampionatit kombëtar të boksit u shoqërua edhe me prezantimin e presidentit të ri të ekipit të boksit të Vllaznisë, i cili është ish-sportisti kampion Mondi Ndou. Në prononcimin e tij të parë të dhënë si president i ekipit të Vllaznisë, Ndou u shpreh se ka shumë projekte serioze për boksin shkodran.

Ndërkohë, edhe kryegjyqtari Baftjar Abazaj tha se kampionati ka nisur me mjaft rivalitet.

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës, Renato Kurti, foli për rivalitetin e madh që ka ndërmjet ekipit të tij dhe Vllaznisë në boksin shqiptar.

Rivaliteti duket se do të jetë deri në fund në mes Vllaznisë dhe Tiranës, ç’ka do të thotë se në ditët e ardhshme priten ndeshje të bukura.

Artikulli paraprakDEMOKRATËT E LEZHËS KUNDËR AGRON GJEKMARKAJ
Artikulli tjetërPROCEDOHEN PENALISHT DISA SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE