24 shkolla të qytetit të Shkodrës po marrin pjesë në kampionatin pranveror. Inspektori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Agim Troshani, tregon më shumë detaje rreth këtij aktiviteti.

Kampionati pranveror shërben për zhvillimin e mëtejshëm të nxënësve të shkollave dhe më të tilla aktivitete, nxënësit kalojnë momente argëtuese thotë inspektori Troshani.

Kampionati pranveror i Qendrës Kulturore dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit, tashmë po kthehet në një traditë të bukur, duke qenë se zhvillohet çdo vit nga ku spikaten edhe të rinj cilësorë në sporte të ndryshme.

Artikulli paraprakRITHEMELIMI NË ZGJEDHJE, 6 KANDIDATË NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKODËR, PELIGRINAZHI ME TREN NË KISHËN E LAÇIT