Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku në rendin e ditës janë disa cështje mes të tjerash interpelanca me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Myslim Murrizi. Me kërkesë të grupit të PS-së është hequr nga diskutimi i rendit të ditës projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut.

Seanca e sotme plenare ka nisur me një paralajmërim nga deputeti Kujtim Gjuzi për kryetarin e Kuvendit, pasi e akuzoi se seancën e kaluar nuk i dha fjalën që të replikonte me kryeministrin Rama.

“Në seancën e kaluar nuk më lejuat të replikoj me kryeministrin, ju lutem zbatoni rregulloren mos thoni uluni në vend, pasi do të kemi incidente si ata të opozitës në breg të Lanës. Nuk mund të na trajtosh ne sikur kemi ardhur me zor. Unë kam të drejtë të replikoj me kryeministrin sa herë që herë të më përmend mbiemrin, kërkoj falje të gjithë shqiptarëve” tha ai.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u përgjigj duke thënë “Nuk është shkelur rregullorja. Dua t’u kujtoj se radhën e kaluar u kam tërhequr mbi tre herë vërejtje, ju kam paralajmëruar, e vetmja iciativë është që nuk iu kam përjashtuar nga seanca për shkak të ndërhyrjeve që keni bërë. Respektoni rregulloren që të mos përsëritet” tha ai.

Artikulli paraprakANALISTËT AMERIKANË: JA SFIDAT E VËSHTIRA ME TË CILAT DO TË NDESHET QEVERIA E RE E KOSOVËS
Artikulli tjetërNJIHUNI ME NJERIUN QË NUK E HANË PESHKAQENËT (FOTO)