Ka nisur seanca plenare e Kuvendit, në një situatë të pazakontë pasi jashtë këtij institucioni po mbahet paralelisht protesta e opozitës. 12 deputetë të Partisë Demokratike mungojnë në seancë, pasi janë përjashtuar për shkak të debateve të shkaktuara në seancat e kaluara.
Deputetët që do të mungojnë, janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Ndërkohë në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi, ndërsa kjo e fundit mungon në seancën e sotme.