Liga e Kampioneve ka hapur siparin e saj me ndeshjen e parë të zhvilluara në grupe. Kryesfida e mbrëmjës, ajo mes Liverpul-it dhe Paris Sën Zhermen ka rezultuar vërtetë spektakolare.
Në “Anfield Road” u shënuan plot 5 gola, me vendasit që arritën të merrnin 3 pikët, pasi fituan në limite 3-2. Sturridxh e Milner i dhanë avantazhin nënkampionëve të europës, ndërsa golat e Munier e Mbappe u munduan të shmangin humbjen e parizienëve.
Kjo pasi Firminjo i dha goditjen fatale të besuarve të Thomas Tukel në minutën e 2-të shtesë. Në barazim pa gola u mbyll takimi i këtij grupi mes Crvena Zvezda dhe Napolit.
Në “Marakana” Elseid Hysaj me shokë u kënaqen me nga një pikë, duke rrezikuar shumë për të ardhmen.
Në ndeshjet e tjera Atletico Madrid fitoi 1-2 ndaj Monaco, Galatasaray mposhti 3-0 Lokomotivën e Moskës, Club Brugge-Dortmund 0-1 dhe Schalke-Porto 1-1.
Interi ka fituar 2-1 ndaj Tottenham në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League, kompeticion ku kishte vite që mungonte.
Zikaltërit ishin duke humbur 0-1 në minutën e 86 të takimit, por Icardi dhe Vekino përmbysën gjithçka me dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes.
Më parë, për anglezët kishte shënuar Eriksen, në minutën e 53-të të ndeshjes. Në takimin tjetër të grupit B, Barcelona fitoi 4-0 ndaj PSV Eindhoven, me 3 gola të Messit dhe një të Dembele.