NJË INISIATIVË QË HEDH DRITË MBI TË SHKUARËN, TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN .

 Në Shkodër nisi “Marubi Route”, një iniciativë që përshkon të gjithë realitetin qytetar shkodran duke hedhur dritë mbi të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e qytetit. I ideuar që të qëndrojë gjatë i ekspozuar, gjithashtu duke i paraprirë eventit tjetër të lidhur me të, që është “Marubi Festival”, ai tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke u kthyer në një atraksion të mirëfilltë turistik për të gjeneruar fluks, interes, kureshtje, dëshirë, pasion e të ardhura për qytetin e ShkodrësNë ekspozitën në qytet “Marubi Route” prezantohen 60 stampime historike, “gjigantografi” të seleksionuara nga koleksioni i Fototekës “Marubi” për të treguar më së miri rritjen e qytetit të Shkodrës ndër shekuj, momentet historike e sociale, jetën dhe dellin kreativ të njerëzve të këtij qyteti. Fotot e përzgjedhura përfshijnë të gjithë kolosët e fototekës, Marubët vetë, Idromeno, Pici, Jakova, Nenshati.
Kjo iniciativë historiko-kulturore organizohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës në kuadër të projektit “Marubi: Një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit të Bashkisë Shkodër”, i financuar nga Bashkimi Evropian në Tiranë duke e kthyer Shkodrën epiqëndrën kulturore të vendit.

Artikulli paraprakSAMITI I BE PA REZULTAT
Artikulli tjetërNUNCI APOSTOLIK VIZITON SHKODRËN