Këshilli Politik është mbledhur sërish këtë pasdite për të diskutuar mbi ndryshimet politike për Reformën Zgjedhore një ditë pas marrëveshjes PS-opozitë parlamentare. Në mbledhjen e sotme ka konfirmuar pjesëmarrjen kryeministri Edi Rama dhe negociatori socialist, Damian Gjiknuri, si dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, si Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
Ndërkohë, në këtë mbledhje nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, e cila është preznatuar më parë dhe do të prezantohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Politik me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, dhe negociatorët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Raportohet se dita e sotme ka qenë e ngarkuar me shkëmbim mesazhesh nga negociatori i PS, Gjiknuri, i cili ka kërkuar mbledhjen e sotme të Këshillit, për të diskutuar ndryshimet kushtetuese.
Opozita e bashkuar i është përgjigjur Gjiknurit me kërkesën për shtyrjen e mbledhjes për nesër ose të premten. Pra, opozita e bashkuar ka thënë se do të jetë pjesë e Këshillit Politik, por ose nesër pasdite, ose ditën e premte. Por ndërkohë mësohet se pjesë e tyrezës është dhe i dërguari i SHBA, Ian Crawford i cili është shefi i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën amerkane. Crawford nuk është emër i padëgjuar për publikun shqiptar pasi ishte negociator i marrëveshjes së parë në Këshillin Politik.e cila u konkretizua më 5 qershor.